Futboll Premier League Sport

NASRI në vështirësi/ Skualifikimi për doping shtrihet deri në janar 2019

Nuk kanë fund problemet për Samir Nasri, aktualisht lojtar i lirë pasi e ka ndërprerë kontratën me turqit e Antalyaspor më 31 janar. Në shkurt, futbollisti francez u skualifikua për doping dhe, me sa duket, nuk sheh dritë në fund të tunelit.

UEFA e ka zgjatur nga gjashtë deri në tetëmbëdhjetë muaj dënimin e shqiptuar për ish-mesfushorin e Manchester City, për shkak të një “autotrasfusioni” me qëllim terapeutik, veprim ë nuk lejohet nga Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA).

I vetmi lajm i mirë është se Nasri do të skualifikohet në mënyrë retroaktive, duke filluar nga data 1 korrik 2017 e jo nga shkurti, kur ai arriti në gjykimin e parë. Kjo do ta lejojë atë për t’u kthyer që të luajë në janarin e ardhshëm, të vitit 2019.

Ai do të jetë në gjendje të stërvitet nga 1 nëntori, duke pritur për një ekip, që vendos ta bartë në radhët e veta, pavarësisht nga problemet e shumta që e kanë shoqëruar karrierën e tij. Diçka mund të thuhet me siguri: nuk ka dyshime për talentin e tij.

Related posts

Ka festë te Milani, shënon gol ai që pak e prisnim

Sadik.Autor

KRIZA PREJ COVID-19/ Real Madrid gjen “shpikjen” për të financuar kostot gjysmë miliardi të “Bernabeu”

Delo.autor

FLAMENGO HEQ DORË NGA “SUPER MARIO”/ Balotelli gati të transferohet tek klubi i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment