Futboll Sport

BASHKËPUNIMI/ Tre presidentë shqiptarë futbolli “lidhin besën” në Prishtinë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka së bashku me zv.Presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, njëherësh president në detyrë, Muamet Sejdini, kanë zhvilluar sot një takim kortezie në Prishtinë, në selinë e FFK-së (Federatës së Kosovës). Duka, së bashku me Sejdini i përcollën urimet e tyre Agim Ademit, presidentit të ri të futbollit kosovar, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nga të cilat mori një mandat 4-vjeçar.

Duka e Sejdini garantuan presidentin Ademi që bashkëpunimi do të thellohet akoma më shumë mes federatave të Shqipërisë e Maqedonisë për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në këto vende, në rritjen e cilësisë e të masivizimit, por jo vetëm. Duka e Sejdini u shprehën të bindur që puna, progresi dhe filozofia e ish-mikut të tyre, presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri, do të vijojë në po të njëjtat ritme e progrese edhe nga administrata dhe presidenti aktual të FFK-së, Ademi.

Related posts

PRAPASKENA/ Cristiano Ronaldo mund të kthehet në “Old Trafford”

Delo.autor

KATAR 2022/ Pas një asist nga Kiteishvili, Kvaratskhelia mposht Spanjën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

LIVERPOOL-BURNLEY/ “Miqtë” kalojnë në avantazh, shënon Westwood

Delo.autor

Leave a Comment