Futboll Premier League Sport

Tensione me drejtuesit/ Mourinjo ndien “hijen” e Zidanit tek Man United

Në shtëpinë e Mançester Junajtid po merr gjithnjë e më shumë formë një hipotezë e bujshme: largohet Zhoze Murinjo dhe vjen Zinedin Zidan. “Special One” është tashmë në një marrëdhënie të tensionuar me drejtuesit e klubit, që nuk ia fal portugezit sjelljen e këtyre javëve të para të fazës përgatitore. Mediat angleze vënë bast për një shkarkim të 55-vjeçarit nga “Old Trafford”, mbi të cilin po qëndron hija e Zinedin Zidanit, i cili është gati të rikthehet në pistë pas eksperiencës te Reali i Madridit.

Ka ditë tashmë që shkarkimi i Mout është basti me koeficientin më të ulët mes 20 trajnerëve të Premier Ligës: ato që peshojnë mbi të janë kritikat e shumta ndaj futbollistëve si Marsial dhe Valencia për shkak se u larguan nga turi, për arsye personale i pari dhe ekuadoriani u dëmtua si pasojë e gjendjes së keqe fizike. Por Zhoze u ankua edhe për merkaton e dobët që kanë bërë deri tani drejtuesit e “djajve të kuq” dhe në Angli po flitet gjithnjë e më shumë për “sindromën” e tij të famshme të tri sezoneve në një klub.

“Kam dorëzuar një listë me 5 objektiva dhe nuk ka mbërritur askush. Do të doja të paktën dy, ndoshta do të vijë vetëm një”, tha portugezi pas humbjes ndaj Liverpulit në SHBA. Mundësitë e një largimi të tij në javët e ardhshme janë të mëdha: favorit për ta zëvendësuar sipas “The Sun”-it është ish-trajneri francez, i cili vjen pas një historie plot sukses në stolin e Realit të Madridit. 46-vjeçari është i preferuari i drejtuesve të klubit. Fakti që Zidan është i papunë i josh drejtuesit anglezë, pasi nuk do t’u kushtonte asnjë qindarkë që ta shkëpusnin nga Reali.

Related posts

Lazio i do 100 milionë euro për Milinkovic-Savic, e lë Juventusin jashtë gare

Q.Autor

“PEKIN 2022″/ Flamuri shqiptar parakalon në ceremoni nga vetëm një sportist (VIDEO)

Delo.autor

KAOS NË CHAMPIONS PREJ KORONAVIRUSIT/ Trajneri Garcia: Nuk e di nëse do të luhet Juventus-Lyon

Delo.autor

Leave a Comment