Futboll La Liga Sport

MERR FUND DILEMA/ CASILLAS zbulon se ku dëshiron ta mbyllë karrierën…

Më 20 majin e kaluar mbushi 37 vjeç, 16 prej të cilëve në ekipin e parë të Real Madrid, ku fitoi gjithçka të mundshme. Po flasim për Iker Casillas, që përgatitet të nisë sezonin e tij të katërt me Porto, ekipin kampion i Portugalisë në fuqi.

Ish-portieri i Spanjës ndihet shumë mirë te ekipi bardheblu dhe për mikrofonët e “RTP”, ka shprehur një dëshirë në lidhje me fundin e karrierës.

“Kam qenë një pjesë të madhe të jetës time te Real Madrid, klubi më i mirë i historisë së Porto, por fakti që erdha në Portugali, në një ekip të konsoliduar si Porto, më bëri shumë të lumtur. Dua ta mbyll këtu karrierën time,” – pohoi spanjolli.

Related posts

OFENDOJNË LOJTARËT PËR SHKAK TË NGJYRËS/ Flet Edin Dzeko: Dëboni nga stadiumet tifozët racistë…

Delo.autor

Era Istrefi në krah të Ronaldinhos

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Ish-gruaja denoncon futbollistin e Manchester Cityt, ja për çfarë e akuzon…

Delo.autor

Leave a Comment