Futboll Sport

Premtimi i Calhanoglu: Do të jem njeriu-asist për Higuain

Milan përgatitet për ndeshjen e fundit në turneun e International Championship Cup, atë që do të luajë ndaj Barcelonës në Amerikë, por vëmendja ditët e fundit ka qenë në Milano, në merkato. Skuadra e trajnerit Gattuzo përgatitet në qytezën e Palo Alto, ndërkohë që në Milano zyrtarizohen transferimet e Gonzalo Higuan dhe Mattia Caldara, që do të veshin fanellën kuqezi sezonin tjetër. Një nga kuqezinjtë që pritet të lërë gjurmë sezonin e ardhshëm është Hakan Calhanoglu, që mezi pret të takojë shokët e rinj të skuadrës, sidomos sulmuesin argjentinas, duke premtuar se do t’i shërbejë sa më shumë asist të jetë e mundut.

Jam shumë i lumtur për ardhjen e Higuain dhe Caldara te skuadra, pasi janë dy lojtarë të rëndësishëm. Më vjen keq që largohet Bonucci, pasi është një lojtar i shkëlqyer, me shumë përvojë. Por duhet të mendojmë për të ardhmen dhe i premtoj Higuain se dot’i jap shumë asist dhe të shënojë sa më shumë. Këtë vit duam të bëjmë një paraqitje edhe më të mirë, krahasuar me sezonin e fundit. Në dy miqësoret e fundit kam luajtur si mesfushor dhe më pëlqen kjo detyrë e re, por do të jetë trajneri ai që do të vendosë”, tha Calhanoglu.

Related posts

Barcelona po mendon të zgjedhë kapiten e ri

Sadik.Autor

Luftë kartonësh, mesfushori shqiptar shënon gol mbijetese në Francë

Sadik.Autor

RIKUPERIM NË KOHË REKORD/ U dëmtua me Kombëtaren, mbrojtësi i surprizon të gjithë. Ja kur pritet të luajë…

Delo.autor

Leave a Comment