Futboll Sport

Vllaznia i përgjigjet Vucajt: Nuk të kemi asnjë detyrim financiar

Vllaznia është në pritje të nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik, që do ta luajë në Kategorinë e Parë. Së shpejti pritet zyrtarizimi i trajnerit dhe drejtorit teknik të ri kuqeblu, për të vijuar më tej me formatimin e grupit të lojtarëve. Klubi pretendon se ka shumë futbollistë ekzistues nën kontratë, por syresh prtendojnë të largohen, për të luajtur në Superligë.

Njëri prej tyre është Erjon Vucaj, që u huazua te Luftëtari për Kupat e Europës dhe tashmë duket se ka oferta nga skuadra të tjera elitare. Ai pretendon se Vllaznia ka detyrime ndaj tij dhe për këtë ka hapur gjyq, që të zgjidhë marrëdhëniet kontraktuale. Ka reguar menjëherë klubi kuqeblu, duke sqaruar gjithçka, sipas tij, në lidhje me këtë çështje:


“Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. sqaron opinionin futbolldashës lidhur me pozicionin e tij në marrëdhënien me futbollistin Erjon Vucaj:

– Futbollsti Erjon Vucaj ka patur një kontratë me KF Vllaznia sh.a., me të drejtë rishikimi në mes palëve për vazhdimin ose jo edhe për një sezon, në mbyllje të kampionatit 2017- 2018. Në zbatim të një klauzole të kësaj kontrate, Vucaj ka njoftuar klubin në mars 2018 se nuk dëshiron ta rinovojë. Vucaj është lojtar i Vllaznisë dhe madje, pas marrëveshjes së arritur me të për huazim, ai ka luajtur me Luftëtarin në Kupat e Europës.

– KF Vllaznia sh.a. nuk ka asnjë detyrim financiar, apo të ndonjë lloji tjetër ndaj futbollistit Erjon Vucaj. Për këtë është i ndërgjegjshëm edhe vetë futbollisti, i cili, ashtu siç edhe pjesa tjetër e ekipit, është njoftuar në kohë për sanksionet e vendosura në mbështetje të Rregullores së Klubit për rënien nga Superliga.

– Është e drejta e Vucajt t’i drejtohet Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, por e konsiderojmë të panevojshme, të paktën sa i takon marrëdhënies së tij me KF Vllaznia sh.a. sepse ne nuk kemi asnjë konflikt me këtë futbollist, apo çdo futbollist tjetër.

Jo vetëm në këtë rast, por në të gjitha rastet kujtojmë se prioritare janë interesat e KF Vllaznia sh.a., të cilat jemi të vendosur t’i mbrojmë me të gjitha mjetet ligjore në FSHF, UEFA apo edhe FIFA”.

Related posts

“LUFTA ËSHTË MË E MADHE SE PROBLEMET TONA”/ Mihajlovic përlotet: Kur ndodhi në vendin tim… (VIDEO)

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Leonardo siguron blerjen e parë me yllin brazilian…

Delo.autor

DEKLARATA E ASHPËR/ Louis van Gaal sulmon: Ja ndryshimi mes Mout dhe Solskjaer

Delo.autor

Leave a Comment