Futboll Premier League

Largimi i mundshëm i Contes nga Chelsea, shfaqet emri i Allegrit si zëvendësues

Mësohet se Massimiliano Allegri është në listën e ngushtë të Chelseat si zëvendësues i Antonio Contes.

Trajneri italian e ka fituar kampionatin dhe Kupën e Italisë në tri vite radhazi, ndërsa ka luajtur dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Conte pritet të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit dhe sipas Corriere dello Sport, Allegri është kandidati më i mundshëm.

Conte në marrëdhënie jo të mirë me Chelsean (Foto: Getty Images)

Por trajneri toskan ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2020 dhe Zonja e Vjetër nuk e ka ndërmend ta lirojë.

Allegri në të kaluarën ka thënë se pëlqen të jetë trajner në Ligën Premier.

Allegri dhe Juve

Edhe përkundër dëshirës trajneri nuk pritet të largohet gjatë verës.

Allegri këtë sezon është në kërkim të titullit të katërt radhazi dhe të pestit në karrierën e tij në Serie A. 

Related posts

KARIKON SKUADRËN PARA NDESHJES NDAJ ROMËS/ Mbrojtësi Kjaer: Duhet të shkojmë dhe ta kërkojmë me forcë fitoren…

Delo.autor

Fernandinho: Liverpool është një ekip që luan me topa të gjatë

Sadik.Autor

E rrallë në Patos, gjyqtari Sheko u dhuron lule lojtarëve: Futbolli duhet të na bashkojë

Sadik.Autor

Leave a Comment