Futboll Sport

​TOTTENHAM “SHPËRNGULET” SË SHPEJTI/ Ja ku u investuan afro 1 miliard euro (VIDEO)

Tottenhami do të shpërngulet së shpejti në stadiumin e ri, i cili fillimisht ishte pritur të ishte gati për këtë sezon. Me këtë shpërngulje, ata i japin fund qëndrimit 118-vjeçar në stadiumin White Hart Lane.

Qëndrimi për një vit në stadiumin kombëtar të Anglisë, Wembley, është shtyrë edhe më tutje për shkak të problemeve teknike me ndërtimin e stadiumit të ri, mirëpo klubi shpreson se në këtë stadium të ri, ata do të arrijnë të sigurojnë triumf si në Angli, ashtu edhe në Evropë.

Në nëntor të vitit 2007, Tottenahmi i bëri të ditur lajmet për rritjet e kapacitetit të White Hart Lane në 52 mijë ulëse, mirëpo më vonë plani u ndryshua dhe drejtuesit e klubit vendosën ta ndërtojnë një stadium të ri.

Plani i tyre i ri i kushtoi më shumë pronarëve, të cilët u detyruan t’i investojnë 943 milionë euro. Përveç fushës së kualitetit më të lartë dhe numrit më të madh të ulëseve, stadiumi i ri i Tottenhamit përfshin edhe një muze, dyqan, hotel me 180 dhoma, si dhe shërbime të tjera.

Kapaciteti i këtij stadiumi do të jetë me 62,062 ulëse, gjë që u bë e ditur në mars të vitit 2018. Stadiumi i ri i Tottenhamit do të jetë stadiumi i dytë me kapacitetin më të madh, pas Old Traffordit të Manchester Unitedit, me 74,996 ulëse.

Related posts

Formacionet zyrtare: Liverpool – Leicester City (FOTO)

Q.Autor

E PAZAKONTË/ Me një gur vret dy zogj, BOKSIERI godet kundërshtarin dhe gjyqtarin me… (VIDEO)

Isa.Autor

Shokohet bota e futbollit! Juventus pranë dyshes gjigante të Evropës

Sadik.Autor

Leave a Comment