Futboll Sport

UFC-227: Dillashaw e Garbrandt “ballë përballë”, ja reagimet

Më 4 gusht do të zhvillohet eventi i UFC-227 dhe sfida kryesore do të jetë ajo për titullin kampion bote të peshës “bantamweight” (pesha gjel) mes kampionit në fuqi TJ Dillashaw dhe sfidantit Cody Garbrandt. Dy sportistët kanë qenë në përballjen e zakonshme “face to face” në Los Anxhelos, aty ku do të zhvillohet ky event. Kjo është përballja e dytë e dy sportistëve brenda pak muajsh, me Dillashaw që e ka fituar me KO sfidën e parë ndaj Garbrandt.

Dillashaw (15 fitore e 3 humbje neë UFC) e Garbrandt 911 fitore e një humbje në UFC), nuk kanë një marrëdhënie të mirë mes tyre dhe sfida e parë në UFC-217 ishte një dominim i të parit, i cili fitoi në kafaz që në raundin e dytë, por rivaliteti mes tyre më së shumti ka zgjatur në rrjetet sociale, me akuza të ndryshme. Gjatë “media day” (takimit me gazetarët), ata shkëmbyen më së shumti batuta mes tyre në momentin që ishin ballë për ballë, duke evituar çdo kontakt apo incident.

Pas takimit, TJ Dillashaw, kampioni i botës, tha: “Garbrandt? Një vit më parë bënte të fortin dhe fliste gjëra pa kuptim për duelin tonë, ndërsa tani po rri urtë. E di se nuk mund të bëjë sërish trapin”, pasi e di që do të humbasë sërish. Unë jam gati, jam përgatitur për gjithçka. Ju garantoj se titulli kampion do të qëndrojë tek unë, ndër për Garbrandt, pas humbjes së dytë ndaj meje, nuk do të ketë më vend për emrin e tij në këtë kategori”.

Related posts

Shfaqet traileri i ciklit të dokumentarëve të Juventusit në Netflix

Q.Autor

E PABESUESHME/ Klopp mahnitet nga Shaqiri: Askush nuk e di sa i mirë është ai

Isa.Autor

SHQIPËRI-MOLDAVI/ Kombëtares i kërkohet patjetër fitorja në kë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment