Futboll Sport

Caldara prezantohet te Milani: Është e vështirë t’i thuash “jo” këtij klubi

Këto ishin ditët e lëvizjeve të mëdha në Milano për marrëveshjen, e cila i pa kuqezinjtë të marrin Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara, dy ish-lojtarët e Juventusit, të cilët janë prezantuar zyrtarisht këtë pasdite.

Caldara u duk i entuziazmuar dhe shumë i vendosur për këtë etapë të re të karrierës së tij mjaft premtuese: “Këto ditë kam qenë pak i ngarkuar psikologjikisht. Mbërrita këtu, pashë entuziazëm të madh në Milanello dhe mezi po pres për të filluar nga puna. Trashëgimia e fanellës kuqezi është shumë e rëndë, por ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën.

Kam ardhur këtu për historinë e një klubi të madh, ku kanë luajtur Maldini, Nesta, Thiago Silva. Kjo zgjedhje për mua nuk ishte e vështirë. Falënderoj Leonardon dhe klubin që besonin tek unë. Mezi po pres për ta provuar vlerën time këtu.

Juventus më bleu nga Atalanta, sepse besonte në mua, por tani nis një cikël të ri, i cili më jep përgjegjësi më shumë. Mendoj vetëm për të bërë më të mirën për Milanin. Juventusi ishte ekipi i parë që besoi tek unë, por Milanit ishte e vështirë për t’i thënë “jo”.

Historia e Milanit më bëri të reflektoj dhe të kuptoj se ishte zgjidhja më e mirë. Jam i kënaqur që negociatat kanë qenë të suksesshme. Falënderoj edhe Atalanta, e cila me të vërtetë më bëri të rritem. Kam folur me Gattuson dhe ai më tha se duhet të punoj shumë.

Trajneri dëshiron që ekipi të jetë i shkathët dhe i gatshëm për të fituar. Mezi pres që skuadra të kthehet nga Amerika për ta filluar me të vërtetë këtë eksperiencë të re. Kam luajtur tashmë në “San Siro”, por si kundërshtar. Tani, një nga tempujt e futbollit italian do të jetë shtëpia ime.

Eshtë stadiumi që të jep më shumë “eksitim” në Itali. Çdo futbollist ëndërron të luajë në “San Siro”. Ka shumë “eksitim” në mesin e tifozëve. Unë jam shumë i lumtur dhe dua të tregoj vlerat që kam”.

Related posts

Pësoi humbjen e parë/ Klodian DURO gjen shkakun: Luajtëm 11 kundër 10

Isa.Autor

INTERIT NUK I LEJOHEN GABIMET/ BORUSSIA Dortmund e “GJYMTUAR” në Champions (FOTO)

Delo.autor

MotoGP/ Suzuki “peshkon” pilotin e ri, ja kush ikën

Sadik.Autor

Leave a Comment