Futboll Premier League Sport

Rinovon me Man. City, Gabriel Jesus lumturon “LIVE” nënën e tij

Gabriel Jesus do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Cityt edhe për 5 vite të tjera.

Sulmuesi brazilian rinovoi kontratën me kampionët e Anglisë deri në vitin 2023, lajm që u konfirmua nga vet klubi anglez.

Gabriel Jesus mbërriti të “Citizens” verën e vitit 2017, e gjatë këtij sezoni ka regjistruar një bilanc prej 24 golash në 53 ndeshje, duke qenë një prej elementëve kyç të Manchester Cityt në fitoret e kësaj skuadre të titullit kampion dhe të Kupës së Ligës.

E para që e mësoi lajmin për zgjatjen e kontratës së futbollistit dhe “Citizens” ishte pikërisht nëna e Gabriel Jesus.

Futbollisti e mori në telefon dhe foli me të, teksa ishte duke bërë të gjitha veprimet që i përkasin procesit të rinovimit.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Kërkon më shumë minuta, Juventus bën gati huazimin e mbrojtësit…

Delo.autor

Raiola konfirmon interesin e Marseille për Balotelli-n

Sadik.Autor

​Formacioni i dështakëve në Premier League

Delo.autor

Leave a Comment