Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Takimi i parë është pozitiv, Sarri pranë rinovimit me Napoli…

Del optimizëm nga takimi i parë, sot pasdite, mes presidentit të Napoli, Aurelio De Laurentiis dhe trajnerit Maurizio Sarri, që ka pasur si temë të ardhmen e trajnerit.

Në shtëpinë e Sarri, ku palët drekuan së bashku, ishin të pranishëm edhe drejtori sportiv i Napoli, Giuntoli,  zv.presidenti i klubit, Edo De Laurentiis dhe administratori i deleguar, Andrea Chiavelli.

Nesër do të bëhet takimi i dytë dhe vendimtar, më pas të dyja palët do të zyrtarizojnë marrëveshjen në një konferencë për shtyp, por mësohet se është vendosur që tani se Sarri do të mbetet trajneri i Napoli.

Paga e tij do të shkojë nga 3 milionë euro në 4.5 milionë euro dhe do të firmosë deri në vitin 2021, teksa nuk do të ketë asnjë klauzolë për prishjen e saj.

Rinovimi i Sarri është edhe dëshira e tifozëve të Napoli që i kanë bërë një peticion presidentit De Laurentiis pikërisht për këtë temë.

Napoli nuk arriti t’i marrë titullin Juventus në Serie A, por grumbulloi 88 pikë, kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur, rekord absolut për këtë klub që do ta mbyllë kampionatin në vendin e dytë dhe do të marrë pjesë në fazën me grupe të Champions League.

Related posts

TËRMET TEK JUVENTUSI/ ALLEGRI tregon lojtarin më të mirë në BOTË…harron RONALDON

Isa.Autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ “Llogaria” e Lukakut ndryshon pa ndërprerje. Vetëm Vieri dhe CR7, më të mirë deri tani…

Delo.autor

U BLE NGA MILAN/ Sulmuesi Rebic: Trajneri Pioli më dha besim, do të bëj…

Delo.autor

Leave a Comment