Sport Të tjera

Pedrosa dominon provat e lira në Brno, Rossi më mirë se Marquez

Surpriza në ditën e parë të provave të lira të zhvilluara në pistën e Brno dhe të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Republikës Çeke. Piloti spanjoll i Honda, Dani Pedrosa ka qenë më i shpejti në pistë, duke dhënë kohën 1’55”976, duke lënë pas italianin Danilo Petrucci me Ducati Pramac dhe spanjollin tjetër Alvaro Bautista me Ducatin jo-zyrtar. Por surpizat vazhdojnë edhe me vendin e katërt të malajzianit Hafizh Sauharin, që u rendit i katërti me motorin e Tech3, duke lënë pas të gjithë pilotët e tjerë “big” e pretendentë për fitore.

Në vendin e katërt u klasifikua italiani i Ducatit, Andrea Dovizioso, i pari nga pilotët që synojnë fitoren në pistën çeke e pas tij dy rivalët e Yamaha, Maverick Vinales e Valentino Rossi. Ky i fundit ishte gjysmë sekondi më i avashtë së Pedrosa, ndërsa Marc Marquez, kampioni i botës dhe kryesuesi i Botërorit të Moto GP, u klasifikua në vendin e 10-të, shumë larg më të mirëve. Akoma më dobët u paraqit Jorge Lorenzo, në vendin e 15-të me Ducatin zyrtar. Të shtunën do të zhvillohet provat zyrtare për “pole position” dhe të dielën gara (ora 14:00).

Related posts

KASTRIOTI-LUFTËTARI/ “Derbi i mbijetesës” i ashpër në këtë ndeshje (VIDEO)

Delo.autor

PAS DY MINUTASH LOJË/ Shikoni si Southgate ruan qetësinë në momentin kur Shaw shënoi golin (VIDEO)

Delo.autor

BENEVENTO-JUVENTUS/ Trajneri Pirlo i beson dyshes së sulmit Morata dhe Dybala (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment