Futboll Premier League Sport

Guardiola: “I lumtur që Sarri është në Premier League, do të mësojmë shumë prej tij”

“Jam i lumtur që një trajner i nivelit të Sarri, është pjesë e Premier League”. Vetë dy ditë nga trofeu i parë sezonal, “Community Shield” që do të diskutohet mes Manchester City dhe Chelsea,trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola i ka dhënë mirëseardhjen ish-trajnerit të Napolit, që tashmë ka marrë drejtimin e Bluve të Londrës. “Që tani mund të shihet prekja e tij në lojën e Bluve. Mënyra se si luan është perfekte për futbollin anglez dhe besoj se do të mësojmë të gjithë në Angli nga idetë e tij. Edhe unë do të rritem shumë duke e parë çdo fundjavë”, vijoi Guardiola vlerësimin e tij me superlativa.

Miq, menjëherë kundërshtarë, më pas aleatë në shkëmbimin e komplimenteve reciproke, Guardiola e Sarri, dy trajnerë tërësisht të ndryshëm, me një karrierë të nisur nga pozicione diametrikisht të kundërta, por që tashmë konvergjojnë në Premier League me një pikë të vetme të përbashkët, vlerësimin reciprok. Që përpara sfidës së dyfishtë për Champions në sezonin e kaluar mes Napoli e Manchester City, dy trajnerët shkëmbyen komplimente në distancë pa shumë lojra fjalësh, por tani do tënë kundërshtarë në kampionat.

Related posts

E FUNDIT/ Frika për Vinicius Jr, del rezultati i testit të COVID-19

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Laçi mposht Egnatian me “Ruletë Ruse” dhe kualifikohet në gjymëfinale

Delo.autor

TREGON DISA DETAJE FUTBOLLISTIKE/ Tony Kroos zbulon: Isha gati një lojtar i Manchester United, por…

Delo.autor

Leave a Comment