Futboll Seria A Sport

Sheikët në futbollin italian, Milani drejt gjetjes së blerësit të ri

Klubi i Milanit zyrtarisht është në shitje. Biznesmeni kinez Yonghong Li që mori përsipër administrimin dhe financimin e “Djallit” është i detyruar të heqë dorë nga drejtimi i Milanit sepse ende nuk ka shlyer borxhin prej 32 milionë € për të rritur kapitalin financiar të klubit.

Grupi amerikan i grumbullimi të fondeve “Elliot Fund” ka marrë deri më tani 99.7% të aksioneve të skuadrës për t’ia shitur klientit më serioz që do të menaxhojë 7-herë kampionët e Europës. Flitet se deri më tani një kandidat pretendent është princi saudit Al-Falasi, që ështrë në gjendje të blejë të gjitha aksionet e klubit italian duke vënë në bankë 415 milionë €.

Ndërkohë pronësia e Milanit do të vendoset me shumë gjasa javën e ardhshme dhe blerësi do të jetë ai që do të ofrojë më shumë kapital financiar.

Related posts

El Classicco/ Messi shënon golin e dytë ndaj Realit

Sadik.Autor

NË RIKTHIMIN E FUNDIT NGA DËMTIMI/ Ja çfarë kanë kërkuar tifozët e Real Madridit për Bale…

Delo.autor

KUQEZINJTË NISIN FESTËN/ Higuain arrin në MILANO, ja çfarë ka ndodhur në aeroport (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment