Futboll Seria A

Të gjithë prisnin transferimin e Deulofeut te Interi, por ja çfarë bën spanjolli

Agjenti i Gerard Deulofeu është takuar me përfaqësues të Napolit për të kompletuar transferimin e klientit të tij drejt Serie A.

Sot “Sky Sport Italia” ka publikuar një fotografi të agjentit Gines Carvajal i cili ndodhet në Napoli ku po zhvillon negociata për transferimin e Deulofeu drejt jugut të Italisë.

Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, një marrëveshje pothuajse është arritur midis dy palëve, por Napoli po përpiqet të bindë Barçën për të ulur çmimin e tyre duke kërkuar 15-16 milionë euro.

Kujtojmë që Gerard Deulofeu është përfolur si objektiv i Interit por mbetet të shihet destinacioni i tij.

Related posts

DUETI I SUKSESSHËM/ Dembele: Mrekulli të luash me të, Messi e bën futbollin më të lehtë

Delo.autor

EURO 2020/ Holanda triumfon me “POKER” ndaj Gjermanisë (VIDEO)

Delo.autor

Klopp: Wow! Një ndeshje që do të mbahet mend edhe pas 20 viteve

Q.Autor

Leave a Comment