Futboll Premier League Sport

Leroy Sane: Manchester City GATI për finalen e parë sezonale ndaj Chelsea

I lënë jashtë nga kombëtarja gjermane në Botërorin “Rusi 2018”, futbollisti i Manchester City, Leroy Sane, ka shansin të tregojë se ai vendim ishte i gabuar. Me mbështetjen edhe të trajnerit Pep Guardiola, lojtari i “qytetarëve” pritet të zhvillojë një tjetër sezon të mirë, me objektivin jo vetëm mbrojtjen e titullit kampion në Premier League por edhe në fitimin e Champions League. Dhe sfida e parë për City është finalja e Community Shield ndaj Chelsea (e diel, ora 16:00)

“Unë jam gati, kam qenë që në ditën e parë në dispozicion të trajnerit për sezonin e ri dhe shpresoj të jap kontributin tim në fushë në këtë sfidë. Luajmë për trofeun e parë dhe duam që ta nisim mirë sezonin edhe pse nuk ka për të qenë aspak e lehtë”, tha Leroy Sane, një nga titullarët e paktë të sezonit të kaluar që do të jetë të dielën në fushë.

Sane nuk trembet aspak nga konkurrenca në ekip, sidomos pas ardhjes së Riyad Mahrez nga Leicester në merkaton e verës. “Jam i lumtur për të, që ndodhet tek ne. Është një person shumë i mirë dhe që në impaktin e parë e kuptuam që është një futbollist i jashtëzakonshëm, që do të na ndihmojë shumë. Këtë gjë e dinim, pasi e kishim parë kur luante te Leicester”, tha Sane.

Related posts

Gjysmëfinalja Man. United – Tottenham në “vullkanin” Wembley, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

DRAMË NË “OLD TRAFFORD”/ Man United pëson humbjen e parë në Premier League

F.autor

“KËNAQËSI QË DO TË LUAJ NË CHAMPIONS”/ Kale: Nuk kthehem në Brazil, e lehtë të mësohesh me futbollin shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment