Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Man United arrin akordin me mbrojtësin e talentuar kolumbian

Pas vështirësive për të transferuar mbrojtësin belg të Tottenhamit, Toby Alderwiereld, Manchester United ka përqendruar vëmendjen totale në një tjetër objektiv për qendrën e mbrojtjes.

Bëhet fjalë për mbrojtësin kolumbian të Barcelonës, Jerry Mina, me të cilin “djajtë e kuq” kanë arritur plotësisht akordin për transferim, sipas mediave angleze.

Tashmë mbetet që drejtuesit e Manchesterit të negociojnë çmimin me Barcelonën, që kërkon rreth 40 milionë euro për kartonin e tij, ndonëse e blenë vetëm 10 milionë në janar nga Palmeirasi, ndërsa anglezët ofrojnë vetëm 30 për momentin.

Jerry Mina nuk arriti të bindë në Katalunjë, ku luajti në vetëm 5 ndeshje gjatë fazës së dytë, por në “Rusi 2018” bëri një paraqitje dinjitoze, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Related posts

PSG vazhdon serinë e fitoreve në Ligë 1, mposht edhe Nicën

Q.Autor

KUKËSI DREJT KONSOLIDIMIT/ Dy futbollist bëjnë me “dhimbje koke” trajneri Gega

Delo.autor

FITORE PËR “INFARKT”/ Interi godet “Napoletanët” në kohën shtesë

Delo.autor

Leave a Comment