Futboll Seria A Sport

MILITO I RI/ Lautaro Martinez bën diferencën mes Inter dhe Lyon (VIDEO)

Inter ka fituar minimalisht ndaj Olympique Lyon në ndeshjen e vlefshme për turneun “International Champions Cup” me golin e shënuar nga Lautaro Martinez.

Në pjesën e parë, vetëm dy pritje shpëtimtare të Samir Handanovic shpëtuan Inter.

Në sfidën e zhvilluar në Leçe të Italisë episodi që vulosi fatet e ndeshjes erdhi në minutën e shtatë të pjesës së dytë, kur argjentinasi Martinez tundi rrjetën i shërbyer nga D’Albert.

20-vjeçari, që mban numrin 10 dhe pseudonimin “Demi”, ka ardhur te Inter gjatë merkatos së verës.

Kjo ishte fitorja e parë për ekipin e Luciano Spalletti, pasi në miqësoren e parë u mbush me penallti nga Chelsea, pas barazimin 1-1 gjatë kohës së rregullt.

Sfida e ardhshme për zikaltërit do të jetë më 11 gusht kundër Atletico Madrid.

Related posts

Zbulohet shifra, ja sa pagoi skuadra spanjolle për të marrë Sadikun

Q.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Pas 18 minutash lojë, Ruiz realizon golin e sezonit ndaj Bologna-s (VIDEO)

Delo.autor

PËSOI HUMBJEN E PARË ME REALIN/ Zidane: Ne po kalojmë një moment të komplikuar, mund të…

Delo.autor

Leave a Comment