Futboll La Liga Sport

Rrëfehet MESSI: Më mungojnë XAVI e INIESTA, ja çfarë do bëj edhe pa ta…

Leo Messi është padyshim një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, por dhe ai ka disa limite, ku duhet akoma të punojë. Gjithsesi, argjentinasi është i dashuruar me futbollin, kjo nuk përbën lajm, e gjithmonë gjen rastin për të parë ndeshje të ndryshme:

“Shoh gjithçka, sidomos futbollin argjentinas dhe Kupën Libertadores, megjithëse ndonjëherë ndeshjet janë vonë e nuk mundem. Nuk më pëlqen fare ti shoh ndeshjet e mia, dua të shoh përpara. Kam evoluar si lojtar, por e shoh si diçka normale. Mendoj se pika ku duhet të përmirsohem, janë penalltitë”.

Argjentinasi foli gjithashtu për shokët e tij të vjetër te Barcelona, të vjetër e të rinj, duke theksuar se pa ata, me siguri nuk do të cilësohej si një nga më të mirët në botë:

“Xavi dhe Iniesta janë lojtarë të mëdhenj, por jemi ekip i madh dhe pa ta. Kemi ndryshuar disi mënyrën e lojës me largimin e tyre, por nuk do të thotë që jemi më të dobët. Më pëlqen shumë të luaj me Suarez, ndërkohë Jordi Alba është magjik,kuptohemi me sy”.

Aktualisht, Leo me Barçën e tij kryesojnë të vetëm La Ligan me pikë të plota në 4 ndeshje, pas fitores kundër Real Socidead dhe barazimit të Realit të Madridit në fushën e Athletic Bilbaos.

Related posts

“BARCELONA ËSHTË LËNDUAR”/ Deklaron Pique: Ja fajtori për dështimin në fund të sezonit

Delo.autor

NEYMAR RRËFEN HISTORINË PREKËSE/ E ëma s’kishte para t’i blinte një biskotë

Delo.autor

Presidenti i Milanit ka vetëm një kërkesë para finales së Kupës

Sadik.Autor

Leave a Comment