Futboll Seria A Sport

E DUAN TË GJITHË/ Milinkovic-Savic qetëson tifozët e Lazios me një premtim

Sergej Milinkovic-Savic provon të qetësojë edhe njëherë tjetër tifozët e Lazios duke folur për të ardhmen e tij. “ Jam kthyer këtu, kam një kontratë me Lazion, në futboll asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë, por në mendjen time është vetëm Lazio dhe jam i përqëndruar te skuadra ime”.

Këtë deklaratë mesfushori serb e dha për mediat italiane në përfundim të miqësores ndaj Arsenalit të cilën bardhekaltrit e humbën me rezultatin 2-0. Për Milinkovic-Savic interesohen Juventusi e Milani në Itali por edhe gjigandët spanjollë të Realit të Madridit.

Related posts

E PRANON MË NË FUND/ Hazard: Kam dashur të largohem, ëndrërroj të luaj në…

Isa.Autor

GABIMI QË U ANULUA NGA VAR-i NË CHAMPIONS/ Cristian Eriksen: Jam njeriu më me fat në……

Delo.autor

“SHIHEMI NË QERSHOR”/ Tifozët ngacmojnë Harry Kane. United ngec në Londër

F.autor

Leave a Comment