Futboll Seria A Sport

LEONARDO HEDH “TENTAKULAT” NË ANGLI/ Milani gati në sulm për yllin e Premier League…

Gerard Deulofeu vazhdon të jetë një opsion konkret për Milan-in, që është gati të hidhet në sulm për spanjollin pas tentativës së janarit. Leonardo nuk i ka ndërprerë kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit dhe Watfordi-t gjatë këtyre muajve, duke konfirmuar qëllimin për të rihapur negociatat pasi kuqezinjtë do t’i kenë idetë më të qarta brenda fushës (Champions League) dhe jashtë saj (vendimi i UEFA-s mbi fair play-n financiar).

Sulmuesi i krahut, i cili ka luajtur gjashtë muaj me kuqezinjtë mes janarit dhe qershorit të 2017-ës, nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u kthyer në Milano. Klubi milanez, nga ana tjetër, është bindur përfundimisht pas evoluimit të lojtarit, i cili ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 27 ndeshjet e luajtura me Watford-in në të gjitha kompeticionet.

Pakti me klubin anglez është i qartë: Deulofeu mund të largohet në verë, por duhet të bëhet oferta e duhur.  Vlerësimi i kartonit të spanjollit është 40 milionë euro, një shifër që “Djalli” nuk do ta shpenzojë dhe, për këtë arsye, do të duhet të bëjë një punë të madhe diplomatike për të ulur çmimin.

Për Deulofeu, i cili ka thënë se nuk ka dëshirë të kthehet te Barcelona, interesohet edhe Borussia Dortmund, që ka frikë se mund të humbasë edhe talentin Sancho pas shitjes së Pulisic te Chelsea. Milan-i, gjithsesi, është në avantazh sepse ka një marrëveshje me lojtarin. E vetmja gjë që duhet të bëjë tani është të bindë Watford-in.

Related posts

“SPORT BIBLE”/ Tifozët votojnë për “Lojtarin më të mirë të vitit”, ja favoriti (FOTO)

Delo.autor

VIDEO/ Inter shënon me shpejtësi ndaj Bolognas, Eder autor i golit

Q.Autor

NGA “MATEMATICIEN” TEK TAKTIKAT “AJRORE”/ Ja pse Juventus nuk njeh humbje me trajnerin Sarri

Delo.autor

Leave a Comment