Futboll Seria A Sport

RRËFEHET Fenomeni/ Blerja e RONALDOS: Seria A, më e FORTË se kurrë

Ronaldo “Fenomeni”, i pranishëm në Itali për një aktivitet sportiv, u pyet nga mediat përtej Adriatikut për lëvizjet e fundit në merkato, ku spikat pa dyshim transferimi i Cristiano Ronaldos tek Juventusi. Sipas brazilianit, Seria A po bëhet një kampionat më i bukur.

“Shpresojmë që të kthehet si dikur, janë bërë goditje të rëndësishme. Futbolli ka nevojë për kampionatin italian, për forcën italiane në botë. Cristiano Ronaldo tek Juventusi? Edhe Interi këtë vit është shumë i fortë, i ka mbajtur të gjithë dhe vitin e kaluar luajti të finale sezoni të jashtëzakonshme. Edhe Milani është përforcuar, pastaj është edhe Napoli me Ancelottin. Të shohim se çfarë do të bëjnë në kompeticionet europiane.”

“Fenomeni” u pyet edhe për zyrtarizimin e Paolo Maldinit në stafin drejtues kuqezi.

“Është një lajm shumë i rëndësishëm. Si ish-futbollist, duhet të kthehesh dhe të jesh protagonist sa më parë në futboll. Ka patur një histori të pabesueshme me Milanin dhe është e drejtë që të jetë aty.”

Ronaldo foli në fund edhe për zhgënjimin e Brazilit në “Rusi 2018”

“Rrethanat ishin favorizuese, por Brazili nuk diti t’i shfrytëzonte. Ndeshjen me Belgjikën e luajtëm gabim. Botërori është gjithmonë shumë i vështirë, duhet të shkojë gjithçka mirë për të fituar. Përgëzime Francës që ka fituar, skuadrat europiane në këto momente janë shumë të forta.”

Related posts

I KA TRAJNUAR NË FILLIMET E TYRE/ Boloni: Ronaldo dhe Varane, të veçantë që në moshë të vogël

Delo.autor

PEZULLIMI I SUPER LEAGUE/ Ja arsyeja përse UEFA vendosi të mos dënojë asnjë klub…

Delo.autor

POSEDON FORCË ME TË DYJA KËMBËT/ Leon Dajaku, sulmuesi i ri shqiptar që pritet te Bayern i Munich

Delo.autor

Leave a Comment