Futboll La Liga Sport

ZBULOHET PRAPASKENA E MERKATOS SË VERËS/ Ja arsyja pse Hazard refuzoi kalimin tek Bayern Munich

Pas shtatë vitesh me skuadrën e Çelsit, Eden Hazard iu bashkua në verë Realit të Madridit. Spanjollët paguan 100 milionë euro për belgun duke mundur konkurrencën e shumë klubeve të mëdha që ishin gjithashtu të interesuar për sulmuesin e krahut.

Bajerni i Mynihut ishte një nga skuadrat që dëshironte shërbimet e tij. Ish-shoku i tij te skuadra angleze e Çelsit, portieri Rob Grin zbuloi një detaj interesant për “The Athletic”.

“Eden refuzoi menjëherë një kalim në Mynih”, kujtohet Grin gjatë një bisede me belgun. “Ai tha se nuk do të shkojë te Bajerni pasi në Gjermani luan vëllai im, Torgan. Nuk mund të jemi bashkë në një kampionat”, tha Grin duke iu referuar fjalëve të lojtarit, i cili nuk kërkonte që vëllai i tij të njihej si vëllai i Eden Hazard. “Kjo mund të duket si një sjellje arrogante nga Eden, por për mua është një gjest shumë bujar”.

eden dhe torgen hazard

Kujtojmë se vëllai Torgen kaloi në fillim të sezonit nga skuadra e Gladbahut për në Dortmund ku tani bën pjesë rregullisht në formacionin e verdhezinjve. Edhe pse ai është shumë larg nivelit të vëllait të tij, Torgan konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në kampionatin gjerman. Ndërkohë që Eden ende nuk po shkëlqen me skuadrën e Realit duke vuajtur shumë ndërrimin e skuadrës edhe pse trajneri Zinedin Zidan beson shumë tek aftësitë e anësorit të majtë, i cili erdhi me shumë bujë nga skuadra londineze e Çelsit në merkaton e verës. Momentalisht ai është i dëmtuar dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.

Related posts

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Dy seanca stërvitore në ditë, ja si duket gjendja tek kampi i Partizanit…

Delo.autor

Zyrtare: Kaçe huazohet te Panathinaikosi

Q.Autor

Usain BOLT ia del mbanë/ Australianët e Mariners i ofrojnë kontratë 2-vjeçare

Isa.Autor

Leave a Comment