Futboll Sport

Ja cili do të jetë numri 10 i Manchester United në këtë sezon…

Marcus Rashford do të mbajë fanellën me numër 10 të Manchester United në këtë sezon, teksa skuadra e “djajve” ka prezantuar numrat e sezonit të ri, gjatë miqësores së luajtur kundër Bayern në Munich.

Sulmuesi i ri i Anglisë do të mbajë numrin që në sezonin e kaluar është mbajtur nga Zlatan Ibrahimovic, ndërsa për shumë vjet ka qenë mbi shpatullat e Wayne Rooney.

Rashford luajti me numrin 19 në sezonin kaluar, ndërsa në vitin e tij të parë me Manchester mbajti numrin 39.

Rashford ka imituar Beckham si i vetmi futbollist i ardhur nga akademia e klubit që ka mbajtur numrin 10, në vitin 1993, përpara se të merrte numrin 7 në vazhdimin e karrierës së tij.

Numrat e tjerë 10 në epokën moderne te Manchester United kanë qenë Mark Hughes, Teddy Sheringham dhe Ruud van Nistelrooy.

Related posts

NGA KESSIE TEK ANDRE SIVA/ Ja lojtarët e Milan me “valixhe” në duar

Delo.autor

VIDEO/ Bajrami shënon golin më të shpejtë të Europianit, shikoni reagimin e “flaktë” të komentatorit turk

F.autor

Gjigantët anglez në “luftë”/ Igli Tare përfiton dhe gati akordin me “yllin” e ardhshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment