Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Everton merr mbrojtësin e Barcelonës për 32 milionë euro…

Pas Lucas Digne vjen radha e Yerry Mina. Everton dhe Barcelona kanë arritur marrëveshjen dhe pasi të kryejë vizitat mjekësore nesër në mëngjes mbrojtësi kolumbian do të transferohet te skuadra angleze.

Katalanasit kanë pranuar 32 milionë euro, ndërsa Mina do të firmosë për pesë vitet e ardhshme me ekipin liverpulas, që pak ditë më parë mori shërbimet e Digne, sërish nga Barça.

Mina, që bëri një paraqitje shumë të mirë në Kupën e Botës, duke shënuar tre gola për Kolumbinë, nuk ishte në planet e Ernesto Valverde, i cili e lejoi largimin e tij.

Për të u interesua edhe Manchester United, por ekzistonte i njëjti rrezik për të qëndruar në stol, si në “Camp Nou”, kësisoj mbrojtësi këmbënguli për të shkuar te Everton.

Related posts

Milani dëshpëron tifozët: Nuk do të blejmë lojtarë në janar

Q.Autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ QARABAG/ Trajneri Lerda: Nuk vijmë në Baku si turistë, por…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Legjenda e Barcelonës: U kënaqa, që Luka Modric u shpall më i miri

Isa.Autor

Leave a Comment