Futboll Sport

E BUJSHME/ KUKËSI “prenoton” TALENTIN e JUVENTUSIT, pritet vetëm firma

Kukësi ka hapur sërish merkaton. Pas 12 blerjeve verilindorët janë në hapat e fundit të zyrtarzimit të huazimit të futbollistit të skuadrës së dytë të Juventusit Omar Toure. 19-vjeçari nga Guinea luan në pozicionin e mesfushorit të tërhequr (shkatërrues) dhe është njëri prej lojtarëve kryesore të Juventus B.

Klubi pret vetëm hedhjen e firmës në kotratë që do të sjellë talentin e futbollit italian në Shqipëri. Për më tepër që Kukësi nuk ka kundërshtarë në garën për të marrë shërbimet e Toure. Ai ka qenë pjesë dhe e akademisë së Interit, por bardhezinjtë kanë ditur t’i japin hapësirën dhe vëmendjen e duhur Touresë.

 

Related posts

Chelsea, Sarri zbulon “pengun” më të madh…

Sadik.Autor

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Spektakël në Dortmund, Bayern del fitimtar me vuajtje

Delo.autor

Marcelo Bielsa arrin akordin me skuadrën e ish-sulmuesit të Partizanit

Sadik.Autor

Leave a Comment