Futboll Sport

ZYRTARE/ Dibala është i Romës, klubi verdhekuq e prezanton me një gjest për tu duartrokitur

Nuk ka më asnjë dyshim, Paulo Dibala do të vijojë zyrtarisht karrierën e tij te Roma!

Pasi e mbylli me Juventusin pas 7 vitesh, sulmuesi argjentinas është prezantuar te verdhekuqtë në mënyrë unike dhe për tu duartrokitur.

Gjatë një videoje të publikuar në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Twitter” në pamjet e prezantimit të Dibalës është ekrani i ndarë përgjysmë ku shihet në pamje personat të cilët kanë të rezultuar të humbur me të dhënat e tyre personale.

Një nismë që bëhet prej vitesh nga klubi nga kryeqyteti italian.

28-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare që do ta mbajë të lidhur në Romë për të paktën deri më 30 qershor 2025.

Ish-sulmuesi i Juventusit me verdhekuqtë do të përfitojë 7 milionë euro në sezon dhe gjithashtu do të mbajë veshur fanellën me numër 21.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Juventusit në Serinë A, Paulo Dibala u aktivizua gjithsej në 29 ndeshje duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 5 asiste.

Related posts

“BOMBA E DITËS”/ Juve tenton “çmendurinë”, gati të sjellë KAMPIONIN E BOTËS në Torino

Isa.Autor

TREGON QË MBETET NJË “KILLER” PARA PORTËS/ Mauro Icardi shënon dopietë me PSG, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKAT E CHAMPIONS/ Juventus fatlum, Bayen Munich “makineri” golash. Inter renditet i pari për…

Delo.autor

Leave a Comment