Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ KAMZA-FLAMURTARI: Vlonjatët përmbysin gjithçka, Musta nderon miqtë (VIDEO)

Ka startuar në Kamëz me vonesë sfida mes vendasve të Klodian Duros, dhe Flamurtarit. Vonesa u bë për shkak se një nga titullarët e forcave të rendit nuk ishte prezent.  Sfida e vlefshme për javën e tetë, është e rëndësishme për të dyja skuadrat. Kamza, është në një moment ku ka shumë nevojë për pikë, me rezultatet që nuk i janë përgjigjur lojës së ekipit të Duros.

Nga ana tjetër, edhe vlonjatët e Ilir Dajës, vijnë nga humbja javën e kaluar në Laç, dhe tani kërkojnë kthesën, për të vazhduar me fitoret e për të mos u shkëputur akoma më shumë nga kreu.

13:45 | Kamza-Flamurtari 1-2

Plaku 5’/ Bushiç 23′ Musta 54′

Komenti:

59′ Fukui në lojë për Kamzën, largohet Martinena

54′ Gool. Musta shënon për vlonjatët.

48′ Roloviç bën gjithçka mirë nga e djathta, por nuk shërben mirë për Plakun

46′ Torasa humbet topin në zonë të rrezikshme, por Plaku gjuan keq

46′ Vlonjatët shkelmojnë topin nga qendra.

Pjesa e dytë

 45’+2 Përfundon pjesa e parë 

44′ Danilo Alvesh shkakton faull në mesfushë.

43′ Frashëri driblon mirë nga e djathta, por krosimi i tij gjen duart e Koliçit.

41′ Ribaj kroson mirë për Danilo Alveshin, por sulmuesi shkakton faull.

37′ Lojë e qetë nga ekipet, po mundohen të mbrohen mirë, asgjë për tu përmendur në 5 minuta.

32′ Bushiç driblon mirë, por bën më të vështirën përballë Avdylit duke gjuajtur jashtë.

30′ Torasa provon nga distanca, por duhet të shërbente pasi Danilo Alvesh ishte në pozicion të mirë.

27′ Goditja e parë nga këndi për Kamzën, por pa rrezik.

23′ GOOl barazon kapiteni Bushiç.

23′ Mehmeti ndëshkohet me të verdhë.

20′ Hektor Idrizaj nuk ia del, zëvendësohet me Zisin pas një dëmtimi.

17′ Bushiç me kokë për Ribaj, por del portieri Avdyli përpara se të krijohej një rast i rezikshëm.

15′ Roloviç fiton një faull. Musta e pengon, mundësi e mirë për vendasit.

11′ Torasa jep një top më të fortë seç duhet për Danilo Alveshin, që mund të ishte i vetëm përballë portës.

9′ Torasa shkakton faull në dëm të sulmuesit të Kamzës, rast i mirë për vendasit.

7′ Faulli numër 5 i sfidës shkon në favor të Kamzës.

5′ Gool. Shënon Kamza me Plakun.

1′ Nis sfida.

Related posts

EURO 2020/ Përballja Çeki-Angli fillon me dy gola në 4 minuta, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

U kërkon tifozëve të djegin fanellën e Messit, zbuloni kush e bëri këtë

Sadik.Autor

Bregu prezantohet tek Skënderbeu: Objektivi primar është fitimi i titullit kampion

Isa.Autor

Leave a Comment