Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN/ MARTINEZ: Falë ICARDIT, gjithçka më e lehtë për mua

Pavarësisht se është vetëm 20 vjeç, në qendrën e vëmendjes së Lautaro Martinez ka qenë topi i futbollit. Lojtari argjentinas, i cili kaloi tek Interi pasi u rrit si futbollist tek Racing Club, u shfaq i motivuar për këtë aventurë të re në karrierën e tij:

“Këtu luhet një futboll më dinamik e më i shpejtë, madje dhe fushat kanë ndryshim me ato të Argjentinës. Gjithashtu shokët e skuadrës janë shumë të rëndësishëm për mua, ndihem shumë mirë në këtë ambient të ri”.

Nuk munguan fjalët me superlativa as për kapitenin e zikaltërve, Mauro Icardi, i cili e ka ndihmuar shumë gjatë ditëve të para në Milano.

“Që para se të zbrisja në aeroport më merrte në telefon, sapo arrita më ofroi ndihmën e tij për çdo gjë, jam shumë me fat që kam një mik si ai. Unë në të kaluarën kam luajtur dhe si trekuartist, ose si sulmues i dytë. Më mjafton të jem i dobishëm për skuadrën.”

Lautaro është 1 metër e 74 cm i gjatë e konsiderohet si një qendërsulmues modern. Ai u transferua tek Inter nga Racing Club për pak më shumë se 20 milionë euro. Në 4 ndeshje miqësore të zhvilluara, argjentinasi ka arritur të shënojë dhe 2 gola.

Related posts

NGA BESËLIDHJA TEK HELSINKI/ Gati për aventurën e re sulmuesi 22-vjeçar…

Delo.autor

MILAN-JUVENTUS/ Tre mungesa zyrtare, por Pirlo ka dyshimet e fundit mbi skemën

Delo.autor

Roma- Liverpool/ “Verdhekuqët” barazojnë shifrat në “Olimpico”

Sadik.Autor

Leave a Comment