Futboll Sport

TALENTI PREMTUES/ Partizani zyrtarizon afrimin e radhës, nënshkruan një mesfushor

Partizani ka zyrtarizuar afrimin e radhës në kuadër të kësaj merkatoje. Besnik Ferati është lojtari i radhës që do të vihet në urdhrat e trajnerit, Skënder Gega. Mesfushori 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me “Të kuqtë”. Ferati është pjesë e përfaqësueses së moshave U-21 të Maqedonisë ndërsa është formuar te klubi FC Shkupi. I riu është prezantuar paraditen e sotme në ambientet e klubit kryeqytetas.

Partizani ka konfirmuar afrimin e tij përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare të ekipit në “Facebook”.

Mbrëmjen e djeshme, drejtuesit e “Demave të kuq” prezantuan përforcimin e radhës, mbrojtësin Alma Abbo Wakili. 21-vjeçarin e ardhur nga Shkëndija e Tetovës, i cili ka nënshkruar kontratë 1–vjeçare me opsion rinovimi.

Related posts

Publikohet axhenda/ Ja kur do të luhet java e dytë e Kategorisë Superiore (FOTO)

Isa.Autor

INTERI I KËRKON MËSHIRË BARÇËS/ Valverde “SHPËRFILL KËRKESËN” do të bëjë ROTACION

Isa.Autor

ZBULOHET “BOMBA” E MERKATOS/ Ronaldo, Icardi, Kupa e Botës 2022…, çfarë efekti domino në aksin Juventus-PSG

Delo.autor

Leave a Comment