Futboll Premier League Sport

FITOI SUPERKUPËN/ Guardiola “kërcënon” rivalët: Jemi në të njëjtin nivel si…

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, beson se skuadra e tij do të arrijë të jetë pretendetja kryesore për titullin edhe këtë sezon në Premier League, pasi sipas tij grupi i lojtarëve është në të njëjtin nivel si një vit më parë. Fitorja 2-0 ndaj Chelsea në finale e Community Shield ka ngrohur trajnerin spanjoll, që ka mbetur i kënaqur nga skuadra e tij. “Ne luajtëm në të njëjtin nivel si një vit më parë. Ndërkohë që kemi vetëm 5-6 seanca stërvitore së bashku dhe ky është një lajm pozitiv. Mentaliteti ishte ai i një ekipi të madh”, tha Guardiola.

Më tej, trajneri i City shton: “Kjo sfidë ishte një test i mirë për ne. Laporte luajti për herë të parë pas një muaji i dëmtuar, ndërkohë që nuk do të kemi shumë mundësi që t’i lëmë lojtarët të pushojnë. Edhe Foden luajti mirë, është 17 vjeç, por është stërvitur mirë dhe është gati për të luajtur në Premier”, tha Guardiola.

“Ne nuk mendojmë që tani se si do të mbrojmë titullin, për këtën gjë do të mendojmë në mars dhe prill të vitit tjetër, pasi të shohim se ku do të jemi. Rezultati do të na tregojë se çfarë kemi bërë gjatë katyre muajve. Do t’i marrim ndeshjet një e nga një, ashtu siç kemi bërë dy sezonet e fundit dhe në fund do të arrijmë të jemi sërish kampionë”, u shpreh Pep Guardiola.

Related posts

PAS SHERRIT ME TRAJNERIN GASPIRINI/ Mesfushori Gomez drejt largimit nga Atalanta, ja destinacioni i mundshëm…

Delo.autor

ZYRTARE/ TEKNOLOGJIA NË FUTBOLL/  VAR edhe në Premier League duke filluar nga sezoni i…

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA HOLANDA/ Juventus arrin akordin, ja kur do të prezantohet De Ligt…

Delo.autor

Leave a Comment