Futboll La Liga Sport

Sot e quajti më të mirin e të gjitha kohërave,ja si e cilësonte VIDALI më parë për MESSIN

Artruro Vidal tha në konferencën e parë zyrtare për shtyp si lojtar i Barcelonës se nuk ka asnjë llogari të hapur me Real Madrid, edhe pse në vitet e fundit kur ka luajtur me Bayern kundër madrilenëve ka qenë protagonist negativ. “Nuk kam ndërmend të merrem më këtë temë. Kam ardhur këtu për të fituar Champions League me Barcelonën. Kur të luajmë kundër Realit atëherë do të shohim”, tha kileni.

Megjithatë, të gjithë presin se si do të bashkëpunojë kileni me Messin, pasi në të shkuarën ka pasur fërkime mes tyre. i pyetur për argjentinasin, Vidal tha: “Te Barcelona ka shumë lojtarë të mëdhenj. Është gjithmonë bukur të përballesh me Messin sepse është më i miri i historisë dhe do të përpiqem që të jem në lartësinë e tij”.

Deri këtu duket gjithçka mirë, por komentet e mëparshme të ish-mesfushorit të Bayern për kampionin argjentinas mund të bëjnë që takimi i tyre të jetë i sikletshëm. Dy amerikanojugorët janë përballur disa herë në të kaluarën me kombëtaret e tyre, si në dy finalet e Kupës së Amerikës në vitet 2015 dhe 2016, të dyja të fituara nga Kili.

Në fillim të këtij viti, Vidal tha për Messin: “E kam unë frikë atë, apo ai mua? Nuk e kam frikë, por duhet ta pyesni atë nëse mbeti i frikësuar. Unë e kam mundur në të gjitha finalet dhe nëse ndeshemi sërish, do ta mund përsëri. Unë e mbroj deri në vdekje skuadrën kombëtare dhe jap gjithçka në fushë”.

Edhe pse Kili nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës, Vidal tha se Argjentina ëndërron ta ketë në skuadër. “Nuk është e lehtë për Kilin që të jetë në Botëror, por ne kemi dy kupa dhe ato do të qendrojnë me ne përgjithmonë”.

Related posts

PLAS IRONIA/ Candreva e CUTRONE më mirë se CR7, por kur RONALDO e nis ngadalë…

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Kale dhe Torasa largohen nga Tirana, ja arsyeja e “divorcit”…

Delo.autor

INTER-SAMPDORIA/ Asllani-Mikhitarian balotazhi për mesfushën, Lukaku e nis nga… (FORMACIONI I MUNDSHËM)

F.autor

Leave a Comment