Bundesliga Futboll

Bayern Munich me 2 mungesa të mëdha për ndeshjen e nesërme kundër Leverkusenit

Bayern Munich do të udhëtojë nesër në Leverkusen me dy mungesa të mëdha për t’u ndeshur me Bayer Leverkusenin në një ndeshje të vlefshme për Bundesligën gjermane.

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, e konfirmoi se Robert Lewandowski dhe Mats Hummels do të mungojnë në ndeshjen e xhiros së 18-të të Bundesligës ndaj Bayer Leverkusenit, e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:30, transmeton Express.

Të dy lojtarët pësuan lëndime gjatë pushimit dimëror në gjermani, me Lewandowskin që pësoi lëndim në gju dhe Hummelsin dëmtim muskulor.

Dyshja është detyruar të stërvitë e vetme në kampin stërvitor të Bayernit në Doha, para se të rikthehej me pjesën tjetër të skuadrës të enjten.

Related posts

UDHËTUAN DRJET ISLANDËS/ Bilardo dhe letra, Kombëtarja relaks para sfidës

Delo.autor

Flakë në Athinë, përleshje mes tifozëve të AEK dhe PAOK para finales së Kupës(VIDEO)

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Ze Maria dërgon Karabecin në tribunë, Halili premio të majme për fitore

Isa.Autor

Leave a Comment