Bundesliga Futboll Sport

MIQ TË NGUSHTË/ RIBERY ka një “lamtumirë” emocionale për VIDAL (FOTO)

Vidal, 31 vjeç, ka luajtur së bashku me Franck Ribery te Bayern Munich, që kur la Juventusin për “Allianz Arena”, në vitin 2015. Të dy fituan titullin e Bundesligës në secilin nga tri sezonet e tyre së bashku në Gjermani.

Pas një marrëveshjeje të dakorduar mes Barcelonës dhe klubit gjigand bavarez, Arturo Vidal është gati të veshë fanellën e famshme Blaugrana në sezonin e ardhshëm, nëse do t’i përfundojë me sukses vizitat mjekësore në “Camp Nou”.

Dhe veterani francez, Ribery, do ta ndiejë mungesën e mesfushorit energjik kilen në Bavari, sezonin e ri. Ai shkroi në Twitter: “Vëlla, ti nuk e di sa do të më mungosh! Për mua, ju jeni më i miri, një njeri me vlera dhe parime. Jam shumë krenar që kam luajtur me ju! Uroj më të mirën për të ardhmen tuaj, jeni një luftëtar dhe kjo është e rrallë në profesionin tonë”.

Related posts

NGA IBRA TE MALDINI/ Gjermani Çau rrëfehet nga grumbullimi: Milani ëndërr, Champions-i është shtëpia jonë

F.autor

“Ylli” i Milanit: Ky do të jetë rezultati i ndeshjes Juventus – Milan

Sadik.Autor

Guardiola kritikon golashënuesin ndaj Liverpool: Ai është shumë larg formës ideale

Isa.Autor

Leave a Comment