Futboll Seria A Sport

MALDINI FLET PËR GJITHÇKA/ Me Berluskonin dhe kinezët nuk merresha dot vesh

Paolo Maldini ka folur ditën e sotme për herë të parë përpara mediave në rolin e drejtorit të Zhvillimit Strategjik të Milan, me ish-lojtari që nis kështu një etapë të re në jetën e tij 9 vjet pasi la fushat e lojës.

Në konferencën e dhënë në ambjentet e klubit, Maldini ka treguar se çfarë e bindi të rikthehet te klubi që bëri histori, dhe arsyet se pse e vendosi ta bëjë kaq vonë një gjë të tillë. “Leonardo dhe drejtuesit më paraqitën një projekt konkret dhe ambicioz që më bindi. Me Barbara Berluskoni kam biseduar më para po nuk u morrëm vesh. Ndërkohë që me kinezët nuk kuptoheshim as për rolin që do të kisha unë”, kanë qenë fjalët e legjendës milaniste përpara mediave.

Ndërkohë në lidhje me tifozerinë ai ka thënë se nuk ka nevojë të rindërtojë asgjë pasi tifozët e duan pavarësisht polemikave kur dha lamtumirën. “Nuk duhet të rindërtoj asgjë në këtë raport, sepse tifozët më duan. Ajo ditë do të mbetet aty ku është, pasi tani nuk dua ta mendoj”, tha Paolo Maldini.

Related posts

BEFASON VIDIÇ/ Ja pse dua të bëhem trajneri i Unitedit

Isa.Autor

Roma-Liverpool/ Formacionet zyrtare! Klopp ka një mision…

Sadik.Autor

FIFA: Ky është lojtari i ndeshjes Uruguai – Arabia Saudite

Isa.Autor

Leave a Comment