Futboll Sport

E BUJSHME/ Tronditet ZVICRA: Lojtari SHQIPTAR braktis Kombëtaren helvete

Valon Behrami është tërhequr nga Kombëtarja e Zvicrës, duke mbyllur kështu karrierën e tij me përfaqësuesen helvete.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti me një postim në profilet e tij në rrjetet sociale, duke bërë të ditur këtë vendim të tij. Zvicra humbet kështu një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj në dekadën e fundit, me lojtarin shqiptar me origjinë nga Kosova që regjistron plot 83 ndeshje dhe 2 gola të realizuara me kombëtaren helvetike.

Behrami ishte ndër të parët lojtarë të asaj që do të përbënte më vonë “koloninë” shqiptare të Zvicrës, që u plotësua më pas nga Xhaka, Shaqiri dhe Xhemaili. Mesfushori nga Mitrovica aktualisht luan me Udinesen në Serinë A italiane.

 

Related posts

“ÇMENDET PORTIERI I FRANCËS”/ “Akrobati Areola”, kap traversën me këmbë

Isa.Autor

MOSHA DHE SUAREZ/ “Jashtëtokësori” zhytet në krizë, nuk është më i pari

Delo.autor

BROJA “ÇMEND” ANGLEZËT/ Një varg klubesh në Premier duan të nënshkruajnë me sulmuesin shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment