Futboll Seria A Sport

LAJMI I FUNDIT: INTERI arrin marrëveshje me SUPER lojtarin që e kërkonin të gjithë

E ndërsa tifozët e Interit po presim me padurim blerjen e Luka Modricit nga Reali i Madridit (kroati ka kërkuar takim me Florentino Perez), drejtuesit zikaltër janë hedhur në sulm për të marrë Keita Balde nga Monaco.

Një pistë për të cilën po punohet prej javësh, ndërsa këtë të hënë palët duket se kanë arritur marrëveshjen për kalimin e futbollistit tek Interi në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro.

23-vjeçari një vit më parë u transferua në Principatë nga Lazio për 30 milionë euro plus 2 të tjerë bonuse. Në atë kohë edhe Interi ishte në garë për të siguruar shërbimet e tij.

Te zikaltrit do të kompletonte fazën sulmuese, duke parë që është një element që mund të japë kontribut në disa pozicione: si anësor, si sulmues i dytë, por edhe si qendërsulmues.

Bisedimet mes Interit dhe Monacos kanë avancuar shumë. Fillimisht ishte hedhur ideja e një shkëmbimi huazimesh me Candrevan ose Joao Marion.Transferimi do të jetë huazim me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro.

Related posts

RIKTHEHET PAS NË KOHË/ I ka shënuar golin më të hidhur në karrierë, “Iluzionisti” ka një super mesazh (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË PËR CONFERENCE LEAGUE/ Mbrojtësi Teikseira: Shqiptarët, të rrezikshëm

Delo.autor

LËSHON “TENTAKULAT” NË SPANJË/ Milan kërkon të marrë talentin me klauzolën 150 milionë euro…

Delo.autor

Leave a Comment