Futboll Sport

XHAKA IKËN NGA ARSENALI/ “Topçinjtë” e zëvendësojnë me mesfushorin 100-milionësh

Granit Xhaka mund ta kishte mbyllur aventurën me “topçinjtë” në mënyrën më të mirë, titullin, ndonëse përllogaritja i mban në lojë, shanset janë inekzistente

Hendeku i largimit të lojtarit me origjinë shqiptare dhe përfitimet me sigurimin e pjesëmarrjes në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve i kanë vënë në lëvizje drejtuesit.

Deklan Rajs i Uest Ham shikohet si zëvendësuesi ideal i Xhakës. Mojes dhe “çekanët” nuk e lëshojnë pa të paktën 100 milionë euro, tregues se Arsenali i Artetës duhet të “shqyejë” thesin financiar, ndryshe nga sa është prezantuar në merkatot pararendëse rreth një kuotë të tillë për një futbollist specifik.

Po ashtu kanë dalë në dritë edhe përfitimet e mundshme të Rajsit nëse zgjedh Arsenalin, 345 mijë euro në javë.

Related posts

Debutoi me fitore ndaj BARDHEBLUVE/ Prenga: Mbase ishte fati i budallait, TIRANA ekip…

Isa.Autor

ZBULOHET “TOP 11″/ “L’Equipe” shpall formacionin më të mirë të vitit, surprizë me Messin dhe Ronaldon

Delo.autor

“ÇMENURIA” ME SHAMINË E LEO MESSIT/ Nxirret në ankand për SHUMËN marramendëse

Delo.autor

Leave a Comment