Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Portieri LEGJENDAR i Man City firmos për skuadrën e Burnley

Joe Hart është portieri i ri i skuadrës së Burnley, ekipi surprizë i sezonit të kaluar, që do të luajë edhe në Europa League sezonin e ri 2018-2019. Lajmin e kanë konfirmuar të dyja klubet përmes mesazheve në rrjetet sociale, që zyrtarizojnë këtë transferim të portierit 31-vjeçar. Joe Hart largohet kështu nga Manchester City pas 12 sezonesh edhe pse në dy të fundit ka luajtur në formë huazimi, fillimisht te Torino e më pas tek West Ham.

Burnley ka paguar 4 milionë euro për të marrë ish-portierin e kombëtares angleze (kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe një vit), por që vitet e fundit ka humbur fanellën e “3 luanëve”, madje nuk u thirr në kombëtare në Botërorin “Rusi 2018”. Te skuadra e Burnley janë edhe portierët Nick Pope e Tom Heaton, por të dy janë të dëmtuar, ndaj Joe Hart pritet të jetë titullar në javën e parë të Premier League.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Presidenti Halili hapin “thesin”, premio për “kokën” e Partizanit

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ India, në krye të personave më “të rrezikshëm” në kërkim është… Ronaldo

Delo.autor

Flet Ronaldo: Champions, Neymar e deri te tërheqja nga futbolli!

Sadik.Autor

Leave a Comment