Futboll Seria A Sport

TËRMET TEK MILANI/ Jo vetëm KALINIC, edhe ANDRE SILVA mund të përfundojë në SPANJË

Sulmuesi i Milanit, Andre Silva, është shndërruar në objektivin numër 1 të Sevilla për merkaton e verës pasi klubi andaluzian kërkon një qendërsulmues. Portugezi u ble vetëm një vit më parë nga Porto për 38 milionë Euro por nuk ka arritur të shprehë më të mirën e tij në Milano, kështu që mund të jetë i gatshëm të largohet për të rigjallëruar karrierën e tij. Drejtori sportiv i Sevilla, Joaquín Caparrós, ia ka propozuar lojtarin stafit teknik dhe ata kanë dhënë miratimin për nisjen e negociatave me Milanin.

Andre Silva do të bëhej kështu sulmuesi i dytë i Milanit që transferohet në Spanjë, pasi Nikola Kalinic është shumë pranë kalimit të Atletico Madrid. Më mbërritjen e Gonzalo Higuain te kuqezinjtë, Silva do të ketë akoma edhe më pak mundësi për të treguar aftësitë e tij dhe rruga më e mirë për lojtarin duket se është largimi.

Në sezonin e dytë me Porton lojtari pati shpëthimin e tij me 21 gola në 44 ndeshje, por që prej transferimit te Milani ka mundur të realizojë vetëm 10 gola në 40 ndeshje, prej tyre vetëm 2 në kampionat.

Forma e tij në Itali është pikërisht arsyeja pse Sevilla kërkon të tregohet e matur në veprimet e saj. Spanjollët kanë ndërmend t’i propozojnë Milanit që ta marrin në huazim lojtarin për një sezon me të drejtën e blerjes përfundimtare një vit më pas.

“Për çështjen e sulmuesit po punojmë që ta kemi sa më shpejt në skuadër. Lojtarin që duam ne e kërkojnë edhe shumë skuadra të tjera, është një lojtar shumë i mirë dhe për këtë duhet të presim. Është lloji i lojtarit që trajneri ka kërkuar”, deklaroi Caparrós një ditë më parë.

Related posts

SUPER NDESHJA CITY-UNITED/ “Djajtë e Kuq” barazojnë, shënon blerja e kritikuar (VIDEO)

F.autor

NAPOLI-JUVENTUS/ Rrahmani fiton penallti, Insigne zhbllokon sfidën ndaj “Zonjës së Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

Ndëshkim i pazakontë në Angli/ Arbitri i kërkon emrin, lojtari ia thotë, por merr karton të kuq

Q.Autor

Leave a Comment