Futboll Sport

E BUJSHME/ E krahasonin me MULLER, e vëzhgonin BAYERNI e REALI… e blen TIRANA

Qershor 2017. Si në çdo fillim sezoni, shumë menaxherë europianë u paraqitën në Ganë në kërkim të talentëve të rinj. Destinacioni qyteti Akra. Aty ku në vitin 1999 është themeluar një klub i ri, me emrin Vizion Fc. Skuadër e cila grumbullonte talentët e vendit afrikan dhe shërbente si vitrinë, për ti shitur në klubet europiane. Një trampolinë, e cila vazhdon të funksionojë, për të realizuar ëndrrën e të rinjve, që një ditë të luajnë në nivele të rëndësishme.

Atë verë, pjesë e Vizion Fc ishte edhe një djalosh vetëm 18-vjeçar, Gideon Ofori Ofei. Bashkëpunëtorë të Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit kishin udhëtuar drejt Akras, me synimin ta ndiqnin në aksion. Fjalët që qarkullonin, ishin më të mirat. Për nga karakteristikat sulmuesi krahasohej, as më shumë e as më pak, por me Tomas Myler. Sikur të kishte vetëm gjysmën e kualitetit të lojtarit të përfaqësueses gjermane, klubet europiane do të bënin një biznes të mirë, për t’a rritur dhe minimalisht ta shisnin.

Ofei ishte në radarin e dy prej skuadrave më të mëdha në botë dhe natyrisht, që lajmi bëri shumë bujë. Ndoshta më tepër nga sa duhej, për një adoleshent, të pamësuar me presionin që sjellin pritshmëritë e mëdha. Në fund, as Bajerni dhe as Reali nuk e morën. Sulmuesi i talentuar, megjithatë i’a doli të shkonte në Europë. Për ta nisur nga një piacë me profil më të ulët, si Veria në kategorinë e dytë greke. Por, edhe aty gjërat nuk shkuan ashtu si Ofei e kishte menduar.

Vetëm gjashtë muaj me klubin helen, më pas prishje e kontratës dhe vendosmëria për të qëndruar në Europë. Në adresën e lojtarit mbërriti oferta e Tiranës. Edhe Kategoria Superiore është një mundësi e mirë për të provuar kapërcimin në ligat e mëdha. Këtë e konfirmoi shitja e Mervej te Getafe në elitën e futbollit spanjoll. Edhe Gideon Ofori Ofei shpreson të bëjë të njëjtën trajektore. Edhe pse interesimi i Bajernit dhe Realit mbeti vetëm në tentativë, djaloshi nga Gana shpreson se do të “çajë” në Kontinentin e Vjetër, me 24-herë kampionët e Shqipërisë si pikënisje.

Related posts

SUPER SFIDA E SUPERIORES/ Tirana-Teuta, momenti i bardhebluve për të fituar

Delo.autor

SKANDAL/ Nuk kanë fund ngacmimet seksuale, arrestohet një tjetër futbollist i Premier League. Ja emri… (VIDEO)

Delo.autor

Tirana-Partizani/ Ja si mund të jenë formacionet titullare, ka surpriza nga trajnerët

Isa.Autor

Leave a Comment