Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ “Dhuratë” e Koliçit, Partizani kalon në avantazh ndaj Flamurtarit (VIDEO)

Po luhet në “Selman Stërmasi” sfida mes Partizanit dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë e Skënder Gegës do të tentojnë të përfitojnë nga hapi fals i Teutës, për të thelluar diferencën me ndjekësit.

 Ndërkohë Flamurtari vjen në këtë përballje me formacion të kushtëzuar, pas largimit të Torasës dhe Allës disa ditë më parë. Kuqezinjtë triumfuan me Skënderbeun në javën  e kaluar, teksa një tjetër rezultat pozitiv në përballjen e sotme, do ta ngjiste në vendin e 4-t skuadrën e Dajës.

PARTIZANI-FLAMURTARI 1-1

Bardhi 11′, Hebaj 68′ / Ribaj 40′

KOMENTI LIVE:

68′ GOOOOL PARTIZANI 2-1/ Rubin Hebaj gjen golin e avantazhit. I mjaftojnë vetëm 2 minuta për të gjetur golin sulmuesit shkodran. 

66′ Tjetër zëvendësim te Partizani, largohet Duka, vendin e tij e zë Rubin Hebaj.

63′ Fantastik portieri i Flamurtarit, Enea Koliçi, i cili i mohon golin Jasair Asanit, pas një gjuajtje të bukur nga brenda zonës.

61′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Rrapaj, vendin e tij e zë Beqaj.

58′ Moment tensioni mes Asanit dhe Pollozhanit, por sqarohet gjithçka menjëherë.

53′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha Rexhepi, në lojë Mensah.

52′ Veliu provon me një goditje nga distanca, pret portieri Alban Hoxha.

51′ Lum Rexhepi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Mustës.

46′ Starton pjesa e dytë.

Related posts

Zyrtare/ Palermo shkarkon trajnerin Bruno Tedio

Sadik.Autor

Spikati me Porton, sa shumë pretendentë për Moussa Marega

Isa.Autor

LEEDS-ARSENAL/ Derbi i shqiptarëve, Alioski kundër Granit Xhakës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment