Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ REALI heq dorë nga KOVACIC, kroati do të huazohet tek…

Mateo Kovacic është një hap larg nga huazimi te Chelsea për sezonin e ri, pas marrëveshjes që lojtari, Real Madridi dhe klubi anglez do të arrijnë, duke kënaqur në një masë të madhe dëshirën e të tria palëve. Kështu njofton spanjollja MARCA nga burime konfidenciale të vetat.

Kroati do të gëzojë minutat e duhura aktivizim, çka pretendon, Chelsea përforcohet me një futbollist të jashtëzakonshëm dhe Real Madridi do të mbajë nën kontroll një lojtar, për të cilin ka vendosur një besim të verbër.

Situata u zhbllokua në orët e fundit, para pozicionit të papërkulur të Kovacic, i cili ishte i gatshëm të mos trajnohej më shumë me klubin e bardhë. Në fakt, me këtë qëllim lojtari shkoi në “Valdebebas”, derisa i thanë atij vendimin e lumtur, që do të bëhet zyrtar në orët e ardhshme.

Më pas, Kovacic u vesh dhe vendosi të stërvitej vetëm në një fushë anësore të “qytetit sportiv”, pa tutelën e asnjë anëtari të Real Madridit. Marrëveshja mes Real Madridit dhe Chelsea do të shpallet në orët e ardhshme dhe Kovacic do të shkojë në Londër për të nisur aventurën e tij të re.

Related posts

“ATA NJIHEN SI MASHTRUESA DHE PROVOKUES”/ Ish-trajneri i Crvena-s fyen shqiptarët dhe ndez polemikat

Delo.autor

HOLANDË-ANGLI/ Rashford zhbllokon rezultatin me penallti, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

ÇMIMI DO TË JEPET SOT/ Kush do e fitojë Topin e Artë?

Delo.autor

Leave a Comment