Basketball Sport

NBA/ Clippers ndalin Jazz pas 9 fitoresh, Philadelphia “fluturon” me Embiid

Pas 9 fitoresh radhazi skuadra e Utah jazz është ndalur, pasi u mund 116-112 nga Clippers, që u hakmorrën për humbjen e dy ditëve më parë. Rikthimi në fushë e Leonard për Clippers pati efekt, duke qenë lider në fushë dhe autor i 29 pikëve. Vendimtar për Clippers ishte edhe stoli, që realizoi 46 pikë. Për Jazz u dalluan Mitchell me 35 pikë e Bogdanovic me 23, por që s’mjaftuan.

Rikthehet te fitorja skuadra e Philadelphia, që mundi112-105 Chicago, duke ruajtur kreun e renditjes në Lindje. Mbrëmje magjike e Embiid, autor i 50 pikëve dhe 17 rebound, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e LaVine për Bulls. Pas 5 humbjesh rikthehet te fitorja Milwaukee, që mundi 98-85 Oklahoma, ndërsa Boston triumfoi 121-109 ndaj Atlanta (Walker-Tatum 53 pikë së bashku).

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Denver, 103-120

Orland- Golden State, 124-120

Boston – Atlanta, 121-109

Philadelphia – Chicago, 112-105

Houston – Dallas, e shtyrë

Memphis – Detroit, 109-95

Milwaukee – Oklahoma, 98-85

New Orleans – Phoenix, 114-132

Minnesota – Toronto, 81-86

Clippers – Utah Jazz, 116-112

New York – San Antonio, e shtyrë

Related posts

DUAN KUPA E EUROPËS/ Tare vazhdon gjuetinë e talenteve, firmos një brazilian

Isa.Autor

THUR ELOZHE PËR MBROJTËSIN KUMBULLA/ Trajneri Fonseca: Kam besim te ai, do ta ndalë Ibran

Delo.autor

YLLI FRANCEZ KËRKON NJË KLUB TË RI/ Drejtuesit nuk e bindin Mbappen të rinovojë, ja ekipi që hidhet në sulm

Delo.autor

Leave a Comment