Futboll Sport

SEZONI I RI/ Orare të reja për Superioren, zbardhet axhenda për javën e parë

Teksa afron edhe starti i Superiores, janë bërë publike edhe datat dhe oraret për javën e parë. Gjithçka nis ditën e premte, në datë 17 gusht, ku në orën 19:45, do të luhet një klasike, si ajo mes Skënderbeut dhe Partizanit, në qytetin e Korçës.

Të shtunën, luhet në orën 16:45, sfida mes Luftëtarit dhe Kastriotit, ndërkohë, në mbrëmje në orën 19:45, e gjithë vëmendja do të zhvendoset në kryeqytet, me derbin e vogël mes Tiranës dhe Kamzës.

Gjithçka në javën e parë do të mbyllet në datën 19, ditën e dielë, ku në orën 16:45, Kukësi do të presë Laçin, ndërsa në Niko Dovana të Durrësit, në orën 19:45, Teuta ndeshet me Flamurtarin. Orare të reja këto, të papërdorura më parë për Kategorinë Superiore.

17 gusht – E premte

Skënderbeu – Partizani | 19:45

18 gusht – E shtunë

Luftëtari – Kastrioti | 16:45

Tirana – Kamza | 19:45

19 gusht – E dielë

Kukësi – Laçi | 16:45

Teuta – Flamurtari | 19:45

 

Related posts

YLLI I KA TËRHEQUR VËMENDJEN/ Arsenali i bashkohet garës për firmën e lojtarit të Ajaxit…

Delo.autor

ÇFARË KAOSI/ Man United pëson 2 gola për 3 minuta nga Newcastle (VIDEO)

Isa.Autor

Mësohet gjendja e Marcelo, Kroos e Modric

Q.Autor

Leave a Comment