Sport Të tjera

E TRISHTË/ Tragjedi në atletikë, ndahet nga jeta fituesi i medaljes olimpike në Londër 2012

Deon Lendore, përfaqësues i Trindad dhe Tobago në Lojërat Olimpike, është ndarë nga jeta ditën e hënë në Teksas për shkak të një aksidenti me makinë, në moshën 29-vjeçare.

Sipas Universitetit A&M në Teksas, ku Lendore punonte si asistent trajner prej dy vitesh, sprinteri po kthehej në shtëpinë kur u përfshi në një aksident automobilistik. Sipas raportimeve të policisë, Lendore vdiq në vendngjarje, ndërsa një person tjetër u transferua menjëherë në spital.

Deon Lendore fitoi medaljen e bronztë me shtetin e tij, në Lojërat Olimpike “Londër 2012” në garën e 4×400 metra.

Related posts

INTER SAKRIFIKON ONANAN/ Para të thata për zikaltërit, tani në sulm për…Lukakun

F.autor

Allegri: Ronaldo është inteligjent, por në Serinë A mbrojtja është shkollë

Isa.Autor

SEVILLA BËN “SHOPPING” NË ITALI/ Spanjollët gati të “rrëmbejnë” mbrojtësin e Milan…

Delo.autor

Leave a Comment