Futboll Sport

TRAJNERI I RI I LAÇIT/ Kurbinasit zgjedhin teknikun e njohur me eksperiencë

Laçi ka zgjedhur trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm në Superligë. Kurbinasit do të kenë në bankinën e tyre një emër të njohur të trajningut shqiptar, si Artan Mërgjyshi. Presidenti i Laçit Pashk Laska dhe tekniku tiranas kanë gjetur dakordësinë dhe pritet që Mërgjyshi të marrë drejtimin e ekipit që nga dita e mërkurë.

Laçi pas largimit të Mezanit në fund të sezonit për ndeshjet europiane kishte në stol, Besnik Prengën, i cili në fund të katër ndeshjeve u rikthye në Kroaci. Për Artan Mërgjyshin, Laçi do të jetë klubi i disatë që drejton në karrierë, pasi më herët ka qenë në stolin e Apolonisë, Dinamos, Besës e disa skuadrave të tjera në kategorinë e Parë.

Artan Mërgjyshi përveçse ka drejtuar skuadra të mëdha, njihet edhe si një teknik që ka punuar shumë me ekipet e moshave. Besohet se kjo ka qenë pikërisht arsyeja që e ka shtyrë presidentin e Laçit, për të firmosur me Mërgjyshin.

Sakaq Mërgjyshi e ka konfirmuar firmën me Laçin. “Po, është e vërtetë. Sapo konkluduam detajet e fundit me presidentin Pashk Laska. Shumicën e futbollistëve i njoh. Do ta nisim me Superkupën, ku duam të sjellim një tjetër trofe në Laç. Gjatë këtyre dy javëve deri në startin e ri të sezonit do të bëjmë edhe afrime në skuadër, aty ku skuadra ka më shumë nevojë. Laçi do të vijojë ta thotë fjalën e vet, sin ë kampionat, ashtu dhe në Kupë” – është shprehur Artan Mërgjyshi.

Related posts

Del Piero: Reali zakonisht fiton kundër të gjithëve, por përballë ka Juventusin…

Sadik.Autor

Trump e sfidon FIFA-n, i kërcënon shtetet që s’ia përkrahin SHBA-së kandidaturën për Botëror

Sadik.Autor

PAMJET/ Kërkon të fshihet pas debutimit të djalit, Bekham largohet mes ferrave

F.autor

Leave a Comment