Futboll Sport

E RRALLË/ Ka HUMBUR sulmuesi që i shënoi 6 gola Luftëtarit…

Në përplasjen e dyfishtë mes Ventspils dhe Luftëtarit në raundit e parë kualifikues të Europa League spikati sulmuesi 19-vjeçar Adekele Akinyemi, i cili realizi në total në portën e bluzinjve plot 6 gola.

Një sulmues i talentuar, që sigurisht e priste një e ardhme e sigurt. Mirëpo në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, klubi i Ventspils në faqen e tij në Facebook ka njoftuar se nigeriani Adinyemi është zhdukur krejt papritur, duke mos u shfaqur si zakonisht në stërvitje.

Është e pamundur që të kontaktohet me të nëpërmjet telefonit, situatë që i ka shqetësuar shumë drejtuesit, aq sa kanë bërë denoncim për zhdukjen e tij në polici. Gjithashtu në njoftim shkruhet se kush ka informacion për lojtarit mund të kontaktojë në numrat e telefonit të klubit. E pabesueshme ajo që ka ndodhur me sulmuesin nigerian. Sigurisht që duke shënuar kaq shumë gola do të ishte shumë i kërkuar në merkato, por jo aq sa të zhdukej pa lënë asnjë gjurmë.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kukësi-Laçi. Rezultati 1-2

Delo.autor

REKORD I RI GOLASH PËR KOMBËTAREN/ 36-vjeçari Zhiru nuk ka “të ngopur”: Duam Kupën e Botës

F.autor

DOMINIM TOTAL/ Ja 7 GOLEADAT e Barcelonës kundër REALIT në shekullin e 21-të (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment