Futboll La Liga Sport

NUK DORZOHET/ MESSI nuk e BRAKTIS Argjentinën, gati për dy miqësoret e shtatorit

Kombëtarja argjentinase e futbollit, e udhëhequr nga një staf teknik i përkohshëm, Lionel Scaloni dhe Pablo Aimar, do të luajë dy miqësore në SHBA, kundër Guatemalës dhe Kolumbisë, më 7 dhe 11 shtator, respektivisht, njoftoi Federata e Futbollit të Argjentinës (AFA ) në faqen e saj të internetit.

Kjo do të jetë thirrja e parë e Leo Messit, kapitenit të Albiceleste, pas pjesëmarrjes së tij në Kupën e Botës 2018. Pra, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk do të pensionohet nga kombëtarja e tij, duke i dhënë vetes një shans të fundit për të fituar Kupën e Botës, në vitin 2022, në Katar.

Ndeshja kundër Guatemalës do të luhet në Los Angeles, në “Memorial Coliseum”. Albiceleste do të përballet edhe me Kolumbinë, në stadiumin “Met Life”, në New Jersey. Këto do të jenë ndeshjet e para të Argjentinës, pas eliminimit të saj në 1/8 finale të Botërorit të Rusisë, çka çoi në largimin e trajnerit Jorge Sampaoli.

Related posts

“JUVENTUS M*T”/ Muntari “tërbon” tifozët bardhezinj. Plas “lufta” në rrjetet sociale

Delo.autor

Ish-lojtari i Interit i thur “elozhe” Ronaldos: Të gjithë stadiumet do jenë të mbushur

Isa.Autor

MUNDI ME VËSHTIRËSI KASTIOTIN/ Cungu: Fitorja ishte oksigjen, terreni i fushës…

Isa.Autor

Leave a Comment